Ndërlidhjet

McCain: Obama si socialistët evropianë


Në fushatën presidenciale, kandidati republikan John McCain e ka krahasuar rivalin e tij demokrat Barack Obama me liderët socialistë të Evropës, duke thënë se Obama dëshiron të ngrisë tatimet e njerëzve të pasur, për t'iu dhënë të varfërve.

"Amerika nuk është bërë vendi më i madh në planet, duke i dhënë paratë tona qeverive që të shpërndajnë pasurinë gjithandej", ka thënë McCain në një tubim që mbajti të shtunën në Karolinën e Veriut.

Obama, që u paraqit në një tubim, para sic vlerësohet 100 mijë njerëzve në St. Luis, ka hedhur poshtë kritikat e McCainit duke i quajtur sulme çorinetuese mbi planet e tij për shkurtimin e taksave për familjet, që fitojnë më pak se 250 mijë dollarë në vit.

"Populli amerikan nuk dëshiron t'i degjojë politikanët teksa sulmojnë njëri- tjetrin, ata duan të dëgjojnë se si ne do t'i sulmojmë sfidat me të cilat përballen çdo ditë familjet amerikane të klasës së mesme", ka thënë Obama.

Anketat e fundit tregojnë se Obama ruan një epërsi prej më shumë se 6 për qind ndaj McCainit, pak më shumë se dy javë para zgjedhjeve të 4 nëntorit.
XS
SM
MD
LG