Ndërlidhjet

Policia në Osetinë e Jugut do t'i përgjigjet zjarrit


Policia në Osetinë e Jugut është urdhëruar të përgjigjet me zjarr nëse sulmohet.

Ushtruesi i detyrës ministër i brendshëm, Mikhail Mindzayev tha sot se ka pasur "provokime" nga forcat e Gjeorgjisë, dhe se qeveria e tij nuk do të lejojë që të vriten oficerët e saj.

Deklarata e tij u bë një ditë pas incidentit, në të cilin ndaj një postblloku të policisë u hap zjarr automatik nga një fshat etnik gjeorgjian.

Osetia e Jugut gjithashtu i kritikoi edhe vëzhguesit e Bashkimit Evropian, të cilët patrullojnë në territorin e Gjeorgjisë jashtë këtij rajoni separatist pas tërheqjes së forcave ruse muajin e kaluar.
XS
SM
MD
LG