Ndërlidhjet

Afganistan: Talebanët kanë vrarë 27 udhëtarë


Militantët talebanë në Afganistan thanë se kanë qëlluar për vdekje 27 udhëtarë në një autobus, për të cilët pretendojnë se kanë qenë ushtarë afganë.

Talebanët e kanë rrëmbyer autobusin me rreth 50 udhëtarë më datë 15 tetor në provincën jugore, Kandahar.

Zëdhënësi i ushtrisë afgane, gjeneral Mohammad Zahir Azimi sot ka mohuar se në mesin e udhëtarëve ka pasur ushtarë.

Azimi tha se janë gjetur gjashtë kufoma pa kokë, dhe se druhet për sigurinë e pengjve tjerë.
XS
SM
MD
LG