Ndërlidhjet

Kaidanow në fushatë kundër kancerit të gjirit


Ambasadorja amerikanë në Kosovë, Tina Kaidanov ka marrë pjesë sot në një fushatë të organizuar në Prishtinë, që ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve për parandalimin dhe luftimin e kancerit të gjirit.

Ambasadorja Kaidanov i ka pri masës së tubuar prej disa qindra qytetarëve në ecjen e përbashkët nëpër qendër të Prishtinës duke përcjellë mesazhe për rëndësinë që ka vetëdijesimi në parandalimin dhe luftimin e sëmundjes së kancerit.

Fushatës i janë bashkuar edhe ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi, kryetari i Komunës së Prishtinës Isa Mustafa, zyrtarë të tjerë nga ambasada e Shteteve të Bashkuara, si dhe organizata joqeveritare dhe qytetarë të Prishtinës.
XS
SM
MD
LG