Ndërlidhjet

Romë: Thaçi merr pjesë në Akademinë e Paqes


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi po qëndron sot në një vizitë në Romë, i ftuar që të marrë pjesë në konferencën vjetore të Akademisë së Paqes, të organizuar nga Forumi i Krans Montanës.

Akademia e Paqes është një konferencë vjetore që mbledh përfaqësues të nivelit më ta lartë nga të gjitha shtetet e botës për të diskutuar çështjet aktuale globale dhe rajonale.

Gjatë vizitës, sipas një komunikate nga Qeveria e Kosovës, kryeministri Thaçi do të zhvillojë takime bilaterale me përfaqësues të lartë të shteteve anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike, shteteve afrikane dhe shteteve evropiane, të cilat akoma nuk e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.
XS
SM
MD
LG