Ndërlidhjet

Colin Powell mbështet senatorin Barack Obama


Colin Powell, ish sekretar i Shtetit në administratën e presidentit George Bush, e ka mbështetur senatorin Barack Obama për president të Shteteve të Bashkuara.

Powell e mbështeti Obamën kundrejt kandidatit të partisë së tij, republikanit John McCain për shkak të, siç tha, "aftësisë së senatorit për të frymëzuar" dhe "natyrës përfshirëse" të fushatës së tij.

"Ai e ka stilin dhe substancën, ai i plotëson standardet për të qenë president i suksesshëm, të jetë president i jashtëzakonshëm. Mendoj se ai është figurë transformimi, ai është gjenerata e re që po vjen në skenën botërore, në skenën amerikane", tha Powell në një program televiziv.

McCain tha se nuk ishte befasuar nga mbështetja e Powell për Obamën, dhe shtoi se atë e kanë mbështetur katër tjerë sekretarë të shtetit.

Më herët, fushata e Barack Obamës tha se ka grumbulluar më shumë se 150 milionë dollarë në shtator, duke e thyer rekordin e muajit paraprak.

Sondazhet e zhvilluara në shkallë kombëtare tregojnë se Obama prin me 7 % ndaj McCain, pak më shumë se dy javë para zgjedhjeve preswidenciale të katër nëntorit.
XS
SM
MD
LG