Ndërlidhjet

logo-print

Fried: Siguria në Gjeorgji nuk është e duhur


Zyrtar i lartë amerikan tha se nuk është e duhur siguria në zonat për rreth rajonit separatist gjeorgjian të Osetisë së Jugut.

Ndihmës sekretari i Shtetit, Daniel Fried i bëri këto vërejtje pasi i vizitoi fshatrat në "zonën e sigurisë", të cilat për disa javë u pushtuan nga forcat ruse pas konfliktit të muajit gusht ndërmjet Rusisë dhe Gjeorgjisë.

Fried u zotua për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara ndaj personave të zhvendosur nga konflikti, të cilët tash po kthehen në zonë.
XS
SM
MD
LG