Ndërlidhjet

logo-print

Shiitët duan ndryshime në paktin Irak-SHBA


Partitë shiite në Irak thanë se duan ndryshime në draft marrëveshjen, e cila i lejon trupat amerikane që të mbeten në këtë vend deri në vitin 2011.

Drafti u dakordua javën e kaluar pas disa muaj negociatash, ndërsa zyrtarët irakianë e përshkruan si final.

Por aleanca Shiite, e cila përfshin edhe partinë e kryeministrit Nuri Al-Maliki tha se liderët nuk janë të kënaqur me tërë tekstin, ndonëse nuk i përcaktuan pjesët që dëshirojnë t'i ndryshojnë.

Parlamenti duhet ta miratojë marrëveshjen deri në fund të vitit, kur edhe skadon mandati aktual i Kombeve të Bashkuara për misionin amerikan.

Po sot, al-Maliki tha se së shpejti do të fillojnë bisedimet për të ardhmen e 4.100 trupave britanike, që janë stacionuar në Irakun verior.
XS
SM
MD
LG