Ndërlidhjet

Turqi: Protestues kurdë përleshen me policinë


Qindra protestues kurdë janë përleshur me policinë në qytete të ndryshme të Turqisë, pas raporteve se lideri i burgosur i rebelëve kurdë, Abdullah Ocalan është sulmuar nga rojet e burgut.

Protestat u mbajtën përkundër zotimit të qeverisë se Ocalan nuk është keqtrajtuar.

Avokatët e tij kishin raportuar se ai ishte sulmuar nga gardianët dhe është kërcënuar me vdekje.

Ocalan vuan dënimin me burg të përjetshëm për rolin e tij në fushatën e armatosur kurde për vetëqeverisjen e zonave kurde në juglindje të vendit.
XS
SM
MD
LG