Ndërlidhjet

Turqi: Një i vdekur në protestat e kurdëve


Mediat turke raportuan se një protestues ka vdekur sot kur policia u përlesh me demonstrantët kurdë.

Protestat në qytetin Dogubeyazit u mbajtën kundër abuzimeve të pretenduara ndaj Abdullah Ocalan, lider i Partisë Punëtore të Kurdistanit, i cili vuan dënimin me burg të përjetshëm.

Protestuesit hodhën gurë drejt policisë, e cila për t'i shpërndarë përdori gaz lotsjellës dhe vrushkuj uji.

Gjatë fundjavës u mbajtën demonstrata në mbarë Turqinë pasi avokatët e Ocalan kishin thënë se ai ishte keqtrajtuar nga rojet e burgut ku vuan dënimin.
XS
SM
MD
LG