Ndërlidhjet

Kabul: Vdesin 5 fëmijë dhe 2 ushtarë të ISAF-it


Një vetëvrasës ka sulmuar sot konvojin e trupave gjermane në Afganistanin verior, duke shkaktuar vdekjen e pesë fëmijëve që ndodheshin në afërsi dhe të dy ushtarëve të ISAF-it.

Po sot, dy persona të armatosur në një motoçikletë në lëvizje qëlluan për vdekje një punonjëse humanitare britanike.

Zyra britanike tha se Gayle Williams ishte e punësuar në organizatën humanitare "Shërbeni Afganistanit", një organizatë e krishterë me seli në Britani.

Përgjegjësinë për sulmin e pohuan militantët talebanë duke thënë se ajo ka predikuar krishterimin.

Ndërkohë, policia tha se persona të armatosur kanë rrëmbyer ish kandidatin presidencial Humayun Asifi bashkë me dy kushërinj të tij.

Asifi ishte njëri nga 17 kandidatët që e sfiduan presidentin Hamid Kharzai në zgjedhjet e vitit 2004.
XS
SM
MD
LG