Ndërlidhjet

Jeremiq: Vendosja e EULEX me miratim të OKB


Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, ka deklaruar se çështja e vendosjes së misionit EULEX në Kosovë dhe integrimi i Serbisë në Bashkimin Evropian "nuk janë absolutisht të ndërlidhura", dhe ka shtuar se Beogradi mbetet në qëndrimet e tashme për kushtet e vendosjes së misionit civil në Kosovë.

Është i mundur një rol më i madh i BE-së në kuadër të pranisë civile ndërkombëtare në Kosovë, por vetëm me kusht që kjo zgjidhje të jetë e pranueshme për Beogradin dhe të miratohet nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, ka thënë Jeremiq.

Ai gjithashtu ka thënë se për momentin, Serbia nuk e shqyrton mundësinë e normalizimit të marrëdhënieve diplomatike me Maqedoninë dhe Malin e Zi.
XS
SM
MD
LG