Ndërlidhjet

Bagdad: Tre të vdekur në dy shpërthime


Zyrtarët irakianë thanë se të paktën tre njerëz kanë vdekur nga shpërthimet e dy bombave në një autobus dykatësh dhe një automjet taksie në Bagdad.

Po sot, ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se një marinc amerikan ka vdekur të dielën në një incident jo luftarak në perëndim të Irakut.

Ndërkohë, udhëheqësit kryesorë politikë irakianë po zhvillojnë bisedime në përpjekje për të arritur një qëndrim të përbashkët lidhur me propozimin e paktit të sigurisë.

Pakti i mundëson forcave amerikane të qëndrojnë në Irak dhe për tre vjet të tjera.
XS
SM
MD
LG