Ndërlidhjet

Lidhjet ushtarake SHBA, Serbi të mira


Shefat e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë së SHBA-ve dhe të Serbisë thanë se bashkëpunimi ushtarak është i mirë përkundër marrëdhënieve të shtrënguara politike që kanë rreth Kosovës.

Kisha bisedime të sinqerta me gjeneralin Zdravko Ponosh për "qëndrimet tona lidhur me shtetin e Kosovës", tha pas takimit admirali Michael Mullan.

"Megjithate në anën ushtarake ende ka shumë punë për të bërë në mënyrë që të kemi rajon të sigurtë dhe stabil", tha shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane.

Kjo është vizita e parë e një shefi të shtabit të ushtrisë amerikane në Beograd prej vizitës së gjeneralit Omar Bradley në vitin 1951.

XS
SM
MD
LG