Ndërlidhjet

logo-print

Wordsworth: Ka baza për vendosjen e EULEX-it


Ambasadori britanik në Serbi, Steven Wordsworth deklaroi se ekzistojnë mundësi për zgjidhjen e çështjes së vendosjes së misionit EULEX në Kosovë.

"Po bisedojmë me miqtë serbë për misionin EULEX. Mendoj se ekziston pajtueshmëri e përgjithshme se ajo që dëshiron ta bëjë misioni i EULEX-it është shumë e rëndësishme", ka thënë Wordsworth.

Ai ka theksuar se detyra e këtij misioni është që të ndihmojë në sundimin e drejtësisë dhe ligjit, që është shumë e rëndësishme për komunitetet jo shqiptare në Kosovë.
XS
SM
MD
LG