Ndërlidhjet

SHBA lëvdojnë aksionet e Pakistanit kundër militantëve


Një zyrtar i lartë amerikan e ka lëvduar ofenzivën e Pakistanit kundër militantëve islamistë, gjatë së cilës, ushtria thotë se janë vrarë më shumë se 1.000 militantë.

Zëvendës Sekretari i Shtetit, Richard Boucher tha në Islamabad se Uashingtoni ishte i kënaqur të shihte aksion serioz ushtarak kundër njerëzve "qëllimi i vetëm i të cilëve është që ta hedhin në erë shtetin dhe shoqërinë e Pakistanit".

Vizita e Boucher zhvillohet në kohën e acarimeve mes Uashingtonit dhe Islamabadit shkaku i sulmeve amerikane ndaj militantëve në territorin pakistanez.
XS
SM
MD
LG