Ndërlidhjet

Craddock: NATO po heziton në Afganistan


Një komandant i lartë i NATO-s tha se po luhatet vullneti politik i aleancës për misionin e saj në Afganistan.

Gjenerali amerikan John Craddock, shefi i komandës amerikano-evropiane dhe komandant suprem i NATO-s për Evropën, tha se vendimi i disa vendeve të NATO-s që të mos u bashkohen luftimeve në Afganistanin jugor i ka ekspozuar dështimet e aleancës.

NATO udhëheq me forcën prej rreth 51 mijë trupave në Afganistan, ndërsa komandantët kanë kërkuar më shumë trupa luftarake të vendosen në jug të vendit, ku Britania, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Holanda po e mbajnë barrën e luftimeve të rënda.
XS
SM
MD
LG