Ndërlidhjet

Takohen shefat e ushtrisë amerikane e ruse


Shefi i ushtrisë amerikane Michael Mullen ka takuar në kryeqytetin neutral Helsinki homologun e tij rus për të parë nëse mund të përmirësohen raportet e dëmtuara pas konfliktit të Rusisë me Gjeorgjinë.

Admirali Mullen ka takuar gjeneralin rus Nikolai Makarov në Helsinki pas një dreke të organizuar nga ministri finlandez i mbrojtjes Pauli Kaskeala.

Një zyrtar i lartë amerikan u ka thënë gazetarëve se Makarov ka kërkuar takim sy më sy me Mullen-in, i cili e ka vlerësuar si hap pozitiv këtë inciativë ruse.
XS
SM
MD
LG