Ndërlidhjet

Aktpadi për krime lufte ndaj Damir Siretas


Prokurorët serbë kanë ngritur aktapadi kundër një serbi të Kroacisë i dyshuar se ka qenë i përfshirë në vrasjen e 200 të burgosurve kroatë të luftës gjatë konfliktit të Ballkanit.

Damir Sireta është ekstraduar nga Norvegjia në Serbi në muajin maj, ku u arrestua në vitin 2006 pas një fletëarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Kroacia përmes Interpolit.

Sireta dyshohet se në vitin 1991 ka marrë pjesë në vrasjen dhe abuzimin e 200 të burgosurve kroatë të luftës nga njësitë paramilitare serbe në Vukovar të Kroacisë.

Viktimat ishin marrë nga një spital dhe ishin dërguar në një fermë derrash, ku ishin torturuar dhe vrarë.
XS
SM
MD
LG