Ndërlidhjet

Mullen: Iraku të miratojë paktin e sigurisë


Shefi i ushtrisë amerikane admirali Michael Mullen i ka tërhequr vërejtjen qeverisë irakiane se po rrezikon në masë të madhe sigurinë e vendit, nëse nuk aprovon marrëveshjen që ofron bazë legale për praninë e forcave amerikane në Irak.

Ai ka akuzuar Iranin se po punon shumë për të penguar miratimin e Marrëveshjes së Statusit të Forcave, apo SOFA-s.

Mullen ka thënë se kur të skadojë mandati i OKB-së më 31 dhjetor, forcat irakiane të sigurisë "nuk do të jenë gati për të ofruar siguri për vendin".

Marrëveshja synon sigurimin e një kornize për vazhdimin e pranisë së forcave amerikane pas dhjetorit.

Mullen që gjendet në një vizitë në Evropë, ka bërë këto komente, derisa kabineti irakian po diskuton projekt-marrëvshjen, e cila u negociua për disa muaj me SHBA-në.

Detajet e marrëveshjes nuk janë bërë ende publike.

Nëse qeveria e miraton marërveshjen, ajo duhet të marrë bekimin e parlamentit 275 anëtarësh.
XS
SM
MD
LG