Ndërlidhjet

Afër një mijë sauditë akuzohen për terrorizëm


Autoritetet saudite kanë paditur 991 militantë të dyshuar se kanë marrë pjesë në sulmet terroriste në mbretëri në 5 vjetët e fundit.

Korrespondentët thonë se lëvizja është hap domethënës në luftën e Arabisë Saudite kundër terrorizmit.

Ministri i brendshëm Nayef bin Abdel Aziz tha se militantët ishin përgjegjës për mbi 20 sulme që nga maji i vitit 2004, ku mbetën të vrarë 164 persona, përfshirë 74 zyrtarë të sigurisë.

Nuk dihet se kur do fillojë procesi gjyqësor.
XS
SM
MD
LG