Ndërlidhjet

logo-print

Dy vjet burg për ish-kryeministrin tajlandez


Një gjykatë tajlandeze ka shpallë fajor ish- kryeministrin Thaksin Shinawatra i cili akuzohej për korrupsion.

Ai u dënua me dy vjet burg.

Vendimi i sotëm vjen dy vjet pasi që ish- lideri u hoq nga pushteti nga një puç ushtarak, pas akuzave për korrupsion dhe abuzim me pushtetin.

Thaksin nuk ishte i pranishëm në gjykatë, pasi që prej dy muajsh gjendet në ekzil në Angli.

Ai akuzohet për abuzim me pushtetin dhe konflikt interesi, pasi që ka lehtësuar gruas së tij blerjen e patundshmërive fitimprurëse bë Bangkok, nga një agjenci shtetërore, deri sa ishte kryeministër në vitin 2003.
XS
SM
MD
LG