Ndërlidhjet

Norvegjia hap ambasadën në Prishtinë


Norvegjia ka hapur sot edhe zyrtarisht Ambasadën e saj në Prishtinë, duke avancuar në këtë mënyrë marrëdhëniet diplomatike të këtij vendi me Kosovën.

Ceremoninë zyrtare të hapjes e ka drejtuar zëvendës-ministrja e jashtme e këtij vendi, Elisabeth Walas, ndërsa aty ka marrë pjesë edhe presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu.

Me këtë rast presidenti Sejdiu e falënderoi qeverinë e Norvegjisë për angazhimin e saj në Kosovë duke ftuar këtë vend që të thellojë edhe më tej bashkëpunimin në të gjitha fushat.

XS
SM
MD
LG