Ndërlidhjet

Hagë: Kosova të argumentojë pavarësinë


Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë i ka kërkuar sot vendeve anëtare të OKB-së që të deklarohen nëse besojnë se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte e ligjshme.

Trupi më i lartë juridik i OKB-së ka kërkuar deklarata me shkrim deri më 17 prill, ndërsa shtetet do të kenë kohë deri më 17 korrik të bëjnë komentet për deklarimet e njëra-tjetrës.

Gjykata e ka ftuar edhe Kosovën, që të paraqesë argumentet e saj.

Në fillim të këtij muaji Asambleja e Përgjithshme e OKB-së i ka kërkuar gjykatës që të japë mendimin e saj mbi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Mendimi i gjykatës nuk paraqet detyrim juridik.

Agjenda e kësaj gjykate e publikuar sot nuk përmend paraqitjen e argumenteve gojore para 15 gjykatësve, edhe pse Tribunali më vonë mund të vendosë për seanca dëgjimore të hapura.

Mbi 50 shtete, përfshirë SHBA-në, vendet anëtare të BE-së e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

XS
SM
MD
LG