Ndërlidhjet

Militantët vrasin 6 policë rusë në Dagestan


Zyrtarë të Ministrisë së Brendshme të Rusisë thanë se të paktën 6 policë rusë janë vrarë gjatë një përleshje me militantët në provincën ruse të Dagestanit.

Pesë nga policët janë vrarë në një pritë që i është bërë konvojit të tyre, derisa i gjashti u vra në një sulm të ndarë në të njëjtën zonë.

Të paktën tre oficerë tjerë janë plagosur gjatë luftimeve.

Dhuna në Dagestan shpesh ndërlidhet me militantët e dyshuar çeçenë, si dhe me luftën e brendshme për pushtet.
XS
SM
MD
LG