Ndërlidhjet

Busek këshilltar i Nismës Ekonomike për Kosovën


Ish-koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore Erhard Busek, është emëruar këshilltar special i Nismës Ekonomike për Kosovën(ECIKS).

Organizata me seli në Vjenë përkrah zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe përfaqëson Agjencinë e Kosovës për Promovimin e Investimeve në rajonin gjermanofolës.

“Zhvillimi ekonomik dhe social i Kosovës ka rëndësi të jashtëzakonshme jo vetëm për Kosovën por, në kontekstin evropian, edhe për tërë rajonin e Evropës Juglindore. Ky është edhe një obligim i yni për të gjithë banorët e Kosovës”, citon Busekun, ECIKS përmes një komunikate për media.

ECIKS njofton se nga janari 2009 Erhard Busek do ta këshillojë qeverinë e Çekisë rreth çështjeve të Ballkanit gjatë presidencës së saj të BE-së.

Zyra e APIK-ut në Vjenë që menaxhohet nga ECIKS dhe financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim ka pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm me z. Busek edhe në të kaluarën, thuhet në komunikatë.

Gjatë dy viteve të fundit ky projekt ka këshilluar dhe shërbyer gratis mbi 110 investitorë potencial nga rajoni gjermanofolës si dhe ka mundësuar ose përkrahur 13 investime në Kosovë.
XS
SM
MD
LG