Ndërlidhjet

Rusia me politika të pavarura nga OPEC


Rusia do të vazhdojë dialogun konstruktiv me OPEC-un, por do t'i mbajë të pavarura politikat e saj.

Ministri rus i energjisë Sergei Shmatko ka bërë këto komente para arritjes në Moskë të sekretarit të përgjithshëm të OPEC-ut Abudllah al-Badri, i cili do bisedojë me zyrtarët e lartë rusë.

Vendet e OPEC-ut, që furnizojnë me naftë 40 për qind të tregut global, pritet të pajtohen për reduktimin e prodhimit të naftës në një takim të jashtëzakonshëm që mbahet të premten.

Kjo përpjekje bëhet për të mbrojtur çmimin e naftës, i cili që nga fillimi i krizës globale financiare ka shënuar rënie.

Rusia nuk është anëtare e OPEC-ut.
XS
SM
MD
LG