Ndërlidhjet

Bruksel: Mbahet takimi ndërkombëtar për Gjeorgjinë


Në Bruksel sot mbahet një takim ndërkomëbtar në të cilin pritet të tubohen fonde për ta ndihmuar Gjeorgjinë në rindërtim dhe ripërtritje, pas luftës me Rusinë në gusht të këtij viti.

Në këtë takim, që do të kryesohet nga Komisioni Evropian dhe Banka Botërore, janë ftuar që të marrin pjesë afro 70 vende.

Në takim nuk është ftuar Rusia, e cila i dërgoi trupat brenda Gjeorgjisë, pasi forcat gjeorgjiane provuan që ta rimarrin kontrollin ndaj rajonit separatist të Osetisë Jugore.

Sipas një vlerësimi të OKB-së dhe Bankës Botërore, Gjeorgjisë i duhen së paku 3.25 miliardë dollarë gjatë tri viteve të ardhshme për ta rindërtuar infrastrukturën dhe për ripërtritjen e ekonomisë.
XS
SM
MD
LG