Ndërlidhjet

logo-print

Paris: U publikua raporti për lirinë e shtypit


Në raportin më të ri të organizatës Reporterët pa kufij, thuhet se liria e shtypit ka shënuar rënie në Gjeorgji, pas shpërthimit të konfliktit ushtarak me Rusinë, në muajin gusht të këtij viti. Indeksi për Lirinë botërore të shtypit në vitin 2008, i përpiluar nga Reporterët pa kufij, tregon se Gjeorgjia ka rënë nga vendi i 66-të në atë të 120-tin, për shkak të pengesave dhe dhunës ndaj gazetarëve, që raportonin nga lufta.

Sipas këtij Indeksi, në mesin e 173 vendeve, që janë përfshirë në raport, vendi më represiv është Eritrea në Afrikë. Pas Eritresë radhiten Koreja Veriore dhe Turkmenia. Ndër 25 vendet më represive ndaj gazetarëve përfshihen edhe Kuba, Kina, Irani, Territoret Palestineze, Uzbekistani, Arabia Saudite, Iraku, Afganistani, Bjellorusia, Pakistani dhe Azerbajxhani. Në raport, Iraku, Pakistani dhe Afganistani, përshkruhen si zona të zeza" për reporterë. Rusia është klasifikuar në vendin 141-të.

Sipas raportit, më së shumti liri të shtypit në botë ka në Islandë, Luksemburg dhe në Norvegji. Organizata Reporterët pa kufij thotë se 20 vendet e para për liri të shtypit janë që të gjitha me demokraci parlamentare dhe që nuk janë të involvuara në konflikte jashtë kufijve të tyre.

Shtetet e Bashkuara u radhitën në vendin e 36-të.
XS
SM
MD
LG