Ndërlidhjet

logo-print

Bruksel: Filloi takimi ndërkombëtar për Gjeorgjinë


Në Bruksel ka filluar një takim ndërkombëtar në të cilin pritet të tubohen fonde për ta ndihmuar Gjeorgjinë në rindërtim dhe ripërtritje, pas luftës me Rusinë në gusht të këtij viti. Në këtë takim të donatorëve botëror, që kryesohet nga Komisioni Evropian dhe Banka Botërore, janë ftuar që të marrin pjesë afro 70 vende.

Në hapje të konferencës, kryetari i Komisionmit Evropian, Jose Manuel Barrose, tha se "jemi këtu për të treguar solidaritet me popullin e Gjeorgjisë".
Mëtutje ai theksoi:

- Komisioni Evropian do të ndihmoj me një paketë deri në 500 milionë euro gjatë tri viteve të ardhshme për ripërtritjen e Gjeorgjisë pas luftës, tha Jose manuel Barroso.

Sipas një vlerësimi të OKB-së dhe Bankës Botërore, Gjeorgjisë i duhen së paku 3.25 miliardë dollarë gjatë tri viteve të ardhshme për ta rindërtuar infrastrukturën dhe për ripërtritjen e ekonomisë.
XS
SM
MD
LG