Ndërlidhjet

Prishtinë: Paraqiten pikëpamjet për mbrojtje në GJND


Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka ftuar edhe Kosovën që të marrë pjesë dhe ti prezantoj argumentet e veta në procesin që do të zhvillohet në lidhje me interpretimin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Procesi i interpretimit juridik të shpalljes së pavarësisë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë është iniciuar me Rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, pas kërkesës së parashtruar nga Serbia.

Siç janë njoftuar autoritetet në Prishtinë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, i ka dhënë rastin edhe Kosovës, që të paraqitet me pikëpamjet e saj në këtë proces.

Lidhur me këto zhvillime, pritet që sot në orën 13, Ministri i jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni, t'i paraqes pikëpamjet e Prishtinës zyrtare.
XS
SM
MD
LG