Ndërlidhjet

logo-print

BE përshpejton zbatimin e "Blue Card"


Presidenca franceze e BE-së tha se BE është pajtuar sot për përshpejtimin e skemës "Blue Card" e cila tërheq migrantët me përvojë e edukim të lartë nga vendet në zhvillim në BE.

Blue Card, që vlen për katër vjet do t'u ofrojë kandidatëve leje pune të shpejtë dhe u lehtëson familjeve të migrantëve bashkimin.

Të dhënat e BE-së tregojnë se punëtorët e huaj të me edukim të lartë përbëjnë 1. 7 për qind të punoëtrëve migrantë në BE, krahasuar me7. 3 për qind të Kanadasë apo 3.2 për qind të SHBA-së.

Por, ka zëra që kritikojnë skemën Blue Card, sepse lejon qëndrimin vetëm në një shtet anëtar të BE-së dhe nuk lejon lëvizjen e lirë brenda tregut të përbashkët evropian.
XS
SM
MD
LG