Ndërlidhjet

logo-print

Suedia dorëzon Kosovës letrat kredenciale


Ambasadori suedez për Kosovë dhe Maqedoni, Lars Fredeni ka dorëzuar sot presidentit Fatmir Sejdiu, letrat zyrtare të njohjes së Kosovës, nga ana e Suedisë.

"Kosova është pjesë e Evropës. Nuk do të ketë stabilitet dhe sukses ekonomik në këtë pjesë të botës , pa pasur zhvillim dhe stabilitet në Kosovë ", tha ambasadori suedez duke premtuar ndihmën e metejme të shtetit të tij për zhvillimin e Kosovës.

Nga ana e tij, presidenti Sejdiu ka falënderuar Suedinë për angazhimin e saj në Kosovë këto vitet e fundit, duke e ftuar që ta shtoj bashkëpunimin bilateral.
XS
SM
MD
LG