Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Samiti global për ekonominë më 15 nëntor


Shtëpia e Bardhë tha se liderët botërorë do të takohen më 15 nëntor në Uashington për të diskutuar mbi krizën financiare globale.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Dana Perino tha se presidenti George Bush i ka ftuar liderët e Grupit të 20 vendeve që të marrin pjesë në takim, ku do diskutohen shkaqet e krizës, të rishikohet progresi dhe të fillohet me zhvillimin e reformave të duhura, që një gjë e tillë të mos përsëritet më.

Anëtarë të Grupit 20 janë Argjentina, Australia, Brazili, Kanadaja, Kina, Franca, Gjermania, India, Indonezia, Italia, Japonia, Koreja Jugore, Meksika, Rusia, Arabia Saudite, Afrika Jugore, Turqia, Britania, SHBA, dhe BE.
XS
SM
MD
LG