Ndërlidhjet

Shkupi ndryshon ligjin për zgjedhjet presidenciale


Parlamenti i Maqedonisë ka aprovuar amendamentet kushtetuese për të ndryshuar rregulloren për zgjedhjet presidenciale.

Parlamenti votoi sot për të ulur pjesëmarrjen në zgjedhjet presidenciale nga 50 në 40 për qind.

Pjesëmarrja në zgjedhjet e vitit 2004 ishte 56 për qind, por vetëm pasi autoritetet kishin bërë apel publik për pjesëmarrje.

Zgjedhjet e ardhshme mbahen në mars të 2009-tës.
XS
SM
MD
LG