Ndërlidhjet

Drashkoviq: Serbia do të hyjë në BE pa Kosovën


Kryetari i Lidhjes së Ripërtritjes Serbe, Vuk Drashkoviq ka deklaruar se Serbia do të hyjë në Bashkimin Evropian pa Kosovën.

"Marrëveshja e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian nuk ka të bëjë me Kosovën, sepse në Kosovë nuk ka Serbi", ka thënë Drashkoviq për të përditshmen "Politika".

"Kur isha ministër i jashtëm dhe shef i ekipit negociator me BE-në filluan bisedimet tona për Asocim Stabilizimin. Ne e nënshkruam dokumentin pa Kosovën, dhe ai nuk ka të bëjë me Kosovën", ka thënë Drashkoviq.

Ish shefi i diplomacisë serbe ka shtuar se Serbia "nuk ka kurrfarë pushteti shtetëror ndaj Kosovës".
XS
SM
MD
LG