Ndërlidhjet

Disidenti kinez merr Çmimin Saharov


Parlamenti Evropian ka ndarë çmimin më të lartë për të drejtat e njeriut për aktivistin e burgosur kinez Hu Jia, me gjithë paralajmërimet e Pekinit se ky selektim do të dëmtojë marrëdhëniet.

Presidenti i Parlamentit Evropian Hans Gert Poettering, duke shpallë Çmimin Saharov, tha se Hua Jia është një nga mbrojtësit e vërtetë të të drjetave të njeriut në Kinë.

"Duke e shpërblyer me Çmimin Saharov Hu Jian, Parlamenti Evropian ia njeh atij vendosmërinë e luftës së përditshme për liri dhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kinë", ka thënë Poettering.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze e quajti sot Hu-në 'kriminel' dhe tha se shpërblimi paraqet përzierje në punët e brendshme të Kinës.

Hu, një aktivist për të drejtat civile, mbrojtjen e ambientit dhe mbrojtjen ndaj AIDS-t, ishte dënuar me tre vjet e gjysmë burg në muajin prill.

Ai u arrestua, pas dëshmisë së tij për të drejtat e njeriut në Kinë para nënkomitetit për të Drejtat e Njeriut të Parlamentit Evropian në vitin 2007.
XS
SM
MD
LG