Ndërlidhjet

Pack: Bosnja në BE vetëm si shtet i përbashkët


Bosnja dhe Hercegovina mund të bëhet pjesë e BE-së vetëm si shtet i përbashkët, ka thënë në Strazburg Doris Pack, përfaqësuese e delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore.

Ajo ka thënë se me gjithë përparimin e ngadaltë, Parlamenti Evropian mbështet përfundimin e marrëveshjes për stabilizim dhe asociim me Bosnjen.

"Por, politikanët përgjegjës në Sarajevë dhe entitetet duhet të dinë se Bosnja mund të bëhet anëtare e BE-së vetëm si shtet i përbashkët", tha Pack.

Parlamenti Evropian me shumicë votash ka përkrahur përfundimin e MSA-së me Bosnjen.

Siç bëhet e ditur në një njoftim për media, Pack ka kërkuar nga politikanët e Bosnjes, që përmes ndryshimeve kushtetuese ta forcojnë shtetin.

"Bosnja dhe Hercegovina mund të ekzistojë vetëm si shtet i përbashkët, nëse të gjithë njerëzit e përgjegjshëm e kuptojnë dhe pranojnë se ndryshimet janë të mundshme vetëm përmes pajtimit të tri bashkësive etnike. Për këtë arsye dy entitete duhet të forcojnë reformat e përgjithshme kushtetuese të shtetit", ka thënë Pack.
XS
SM
MD
LG