Ndërlidhjet

Peres mbështet nismën arabe për paqe


Presidenti i Izraelit Shimon Peres ka shprehur mbështetjen për "frymën" e një inciative arabe për paqe.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për media me presidentin e Egjiptit Hosni Mubarak në Sharm El Sheik, Peres tha se nisma është një "mundësi" që mund të sjellë paqe në Lindjen e Mesme.

Ai tha se fryma e propozimit ishte "korrekte".

Propozimi i 2002 i lansuar nga Arabia Saudite, ofron njohjen e Izraelit nga vendet arabe në shkëmbim të tërheqjes së Izraelit nga tokat arabe të okupuara më 1967.

Liga Arabe 22 anëtarëshe e ka mbështetur planin.
XS
SM
MD
LG