Ndërlidhjet

English: Bosnja po shkon kah izolimi


Ambasadori amerikan në Bosnje e Hercegovinë, Charles English ka thënë se nëse liderët e Bosnjes vazhdojnë me retorikën destabilizuese, do ta çojnë vendin kah izolimi.

Ai ka thënë se përparimi drejt integrimit evropian është i mundur në një Bosnje sovarne, ku liderët e saj ofrojnë reforma të domosdoshme për funksionimin e suksesshëm të institucioneve shtetërore.

"Qeveria ime është edhe me tej e gatshme të ofrojë ndihmë. Duam të shkojmë përpara me programe pozitive në Bosnje. Fatkeqësisht, atmosfera aktuale politike po e vështirëson këtë gjithnjë e më shumë", ka thënë English.

Ambasadori ka theksuar se liderët politikë në Bosnje kanë zgjedhjen e qartë për të vendosur se çfarë ardhmërie e dëshirojnë për vete dhe votuesit e tyre.

"E para është partneriteti me SHBA-në dhe vendet tjera në ndërtimin e një ardhmërie më të mirë për Bosnjen. E dyta është izolimi", ka thënë English.

Në këtë kuadër, ai ka përsëritur se referendumi mbi ndarjen, ose çfarëdo lloj ndarje nuk do të tolerohet.
XS
SM
MD
LG