Ndërlidhjet

Irani: Jo paktit që kërcënon interesat irakiane


Ministri i brendshëm iranian Ali Kordan tha se Teherani kundërshton çdo dokument që kërcënon interesat e Irakut.

Ai nuk elaboroi, por dukej se i referohej paktit të sigurisë mbi praninë afatgjate të trupave amerikane në Irak.

Marrëveshja, e cila po negociohet edhe më tej nga zyrtarët amerikanë dhe irakianë u kërkon forcave luftarake amerikane, që të tërhiqen nga Iraku në fund të vitit 2011, dhe përfshin koncesione amerikane për juridiksionin mbi trupat e saj të akuzuar për "krime serioze" derisa janë jashtë detyrës ose jashtë bazës.
XS
SM
MD
LG