Ndërlidhjet

Kriza financiare nxit sherr në BE


Praga zyrtare ka hedhur poshtë si jokorrekte njoftimet se për shkak të krizës financiare botërore, Franca duhet të vazhdojë kryesimin e radhës së BE-së edhe pas janarit të vitit të ardhshëm, atëherë kur Çekia vihet në krye të BE-së.

Zëvendëskryeministri çek Aleksandër Vondra ka kritikuar edhe synimin e presidentit francez Nicolas Sarkozy, që Franca si vend me përvojë, e cila di të udhëheq edhe në kohë të trazirave ekonomike, të kryesojë eurozonën- të cilës nuk i përket Çekia.

"Nëse në eurozonë ka pajtim që të takohen me shpesh dhe që të udhiqen nga francezët, ne këtë nuk mund ta ndalojmë. Por, nuk do të ishte hap i matur, dhe do ta ndante më shumë sesa do ta bashkonte Evropën", ka thënë Vondra.

Ai ka hedhur poshtë kategorikisht zërat në Bruksel se Çekia për shkak të qeverisë se saj euroskeptike, e cila është në krizë të thellë pas triumfit të opozitës së majtë në zgjedhjet rajonale, është tepër e papërvojë dhe e pafuqishme, që të udhëheqë BE-në në kohë krizash.

"Çekisë askush nuk mund t'ia marrë kryesimin e radhës, nuk mund të ndryshohen rregullat e lojës", ka thënë Vondra.
XS
SM
MD
LG