Ndërlidhjet

logo-print

Perino:Tani për tani s'do ketë rritje ekonomike


Shtëpia e Bardhë tha sot se ekonomia do mbetet e errët të paktën deri në fund të vitit, duke u afruar drejt pranimit se SHBA është në recesion.

"Presim që GDP të mos jetë e mirë në javën e ardhshme, sikurse nuk do jetë as në tremujorin e ardhshëm", ka thënë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Dana Perino.

Gjatë ditës, ish- kreu i Bankës Qendrore Alan Greenspan i ka thënë një Komisioni Mbikëqyrës të Kongresit se kriza aktuale ishte shumë më e madhe sesa që ai ka mundur të parashikojë.

Ai tha se kishte gabuar kur ka menduar se bankat do të jenë më të matura në dhënien e kredive.

Megjithatë, Greenspan ka shprehur dozë optimizmi:

"Kjo krizë do të kalojë dhe Amerika do të rishfaqet me një sistem financiar shumë më të sigurt", ka thënë Greenspan.
XS
SM
MD
LG