Ndërlidhjet

logo-print

Zagreb: U vra botuesi dhe një punëtor i një gazete


Nga shpërthimi i një bombe afër zyrave të gazetës kroate "Nacional" në Zagreb, është vrarë botuesi i gazetës, Ivo Pukanic dhe eksperti i kësaj gazete për marketing, Niko Franjic. Raportohet se një person tjetër është plagosur gjatë këtij shpërthimi.

Policia tha se bomba ishte vendosur nën një makinë, që ishte pronë e gazetës.

Zyrtarët më të lartë të Kroacisë e dënuan këtë sulm, duke e vlerësuar atë si "terrorizëm".

Në këtë kuadër, kryeministri Ivo Sanader tha:

- Qeveria dhe të gjitha institucionet e Kroacisë do të jenë edhe më të përkushtuara për ta luftuar krimin e organizuar dhe terrorin në rrugët e Kroacisë. Ne nuk do të lejojmë që Kroacia të shndërrrohet në Bejrut, tha Ivo Sanader.
XS
SM
MD
LG