Ndërlidhjet

Obama viziton gjyshen e sëmurë


Kandidati demokrat për president amerikan, Barack Obama, e ka ndërprerë për një kohë të shkurtër fushatën e tij, për ta vizituar gjyshën e tij të sëmurë.

Senatori Obama arriti në Havai, për ta takuar gjyshen e tij 85 vjeçare, Madelyn Dunham, e cila ishte kujdesur për të në fëmijëri.

Pritet që nesër ai ta vazhdoj fushatën.

Më pak se dy javë para zgjdhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, hulumtimet e opinionit tregojnë se Barack Obama po udhëheq kundër rivalit të tij republikan, John McCain.
XS
SM
MD
LG