Ndërlidhjet

Rusia reagon ndaj sanksioneve të SHBA-së


Rusia ka reaguar ashpër ndaj vendimit të SHBA-së që të vëjë sanksisone ekportuesit shtetëror të Rusisë për armë.

Rosoboronexport ishte në mesin e listës prej 13 kompanive, për cilat Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se i kanë shitur armë ose teknologji sensitive Iranit, Koresë Veriore ose Sirisë.

Por, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov tha se sanksionet kundër Rosoboronexportit nuk kanë bazë ndërkombëtare legale dhe mund të ndikojnë në raportet mes Moskës dhe Uashingtonit.

Me këto sanskione, asnjë agjenci qeveritare amerikane nuk mund të arrijë marrëveshje me këto oranizata, që janë nga Rusia, Kina dhe Venezuela.

Uashingtoni akuzon Iranin se synon të ndërtojë bombë bërthamore. Siria dhe Irani janë në listën e SHBA-ve si shtete, që i ofrojnë përkrahje terrorizmit.
XS
SM
MD
LG