Ndërlidhjet

OPEC do reduktojë prodhimin e naftës


Vendet anëtare të OPEC-ut janë pajtuar, që të reduktojnë prodhimin e naftës për të ndaluar rënien e çmimit.

Pas një takimi të jashtëzakonshëm në Vjenë, minstrat e OPEC-ut thanë se janë pajtuar, që duke filluar nga muaji i ardhshëm do reduktojnë prodhimin për 1.5 milionë fuçi në ditë.

Në një deklaratë për media, OPEC ka thënë se çmimet kanë parë një kolaps dramatik në shpejtësi dhe shkallë të paparë.

Megjithatë, edhe pas njoftimit të sotëm çmimi i naftës në Nju Jork ka rënë duke u shitur një fuçi për vetëm 65 dollarë.

Çmimi i naftës ka rënë më shumë se 50 për qind, që nga koha kur arriti rekordin e ngritjes në afër 150 dollarë për një fuçi në muajin korrik.

Aktualisht OPEC prodhon 29 milionë fuçi naftë në ditë, që është rreth 40 për qind e furnizmit botëror.
XS
SM
MD
LG