Ndërlidhjet

logo-print

Barroso: Rregulla të reja për sistemin financiar


Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso tha se vendet e goditura nga kriza globale ekonomike duhet të punojnë së bashku për të krijuar rregulla të reja për sistemin ndërkombëtar financiar.

Duke folur në samitin e liderëve aziatike dhe evropainë në Pekin, Barroso tha se vendet e prekura nuk duhet të mbyllin dyret e tyre në përpekje për të mbrojtur vetveten.

"Këto janë kohë të papara, që kërkojnë masa të papara. Ne po jetojmë njërin nga ato momentet në histori kur vendimet që do i marrim do të kenë pasoja të rëndësishme për gjeneratat e ardhshme", tha Barroso.

Ai u kërkoi vendeve që t'u rezistojnë thirrjeve për nacionalizëm ekonomik, duke thënë se kjo vetëm sa do dëmtojë rikuperimin ekonomik.

Kriza financiare është bërë temë kryesore e samitit të njohur si takimi aziatiko-evropian apo ASEM.
XS
SM
MD
LG