Ndërlidhjet

Ushtria turke vret 25 rebelë kurdë


Ushtria turke tha se 25 rebelë kurdë janë vrarë nga sulmet ajrore mbi pozicionet e rebelëve në vendkalimin kufitar me Irakun verior.

Ushtria tha se raportet e shërbimit të zbulimit thonë se disa kurdë mund tw jene plagosur, kur aeroplanët luftarakë turkë sulmuan malet Qandil në Irakun verior më 17 tetor.

Besohet se udhëheqja e rebelëve kurdë fshehet në ato male.

Partia Popullore e Kurdistanit, lufton për autonomi që nga viti 1984.
XS
SM
MD
LG