Ndërlidhjet

Sanader: Të luftohet mafia, krimi i organizuar


Kryeministri kroat Ivo Sanader ka shpallë masa të jashtëzakonshme për të luftuar krimin e organizuar.

"Nuk ka nevojë të shpallim gjendje të jashtëzakonshme, por do të ketë mobilizim. Ne duhet të merremi me krimin e organizuar, me mafian e terrorizmin. Kroacia do të jetë vend i sigurt", ka thënë Sanader pas një takimi të Këshillit Kombëtar të Sigurisë.

Këto komente vijnë një ditë pasi që u vra botuesi i gazetës "Nacional" Ivo Pukanic dhe drejtori i marketingut Niko Franjic.

Policia tha se bomba ishte vendosur nën një makinë, që ishte pronë e gazetës.

"Ne kemi shkëmbyer infomacione të dobishme dhe hetimit i është dhënë karakter ndërkombëtar. Nuk kemi përjashtuar asnjë motiv. Mund të jetë thjesht për motive banale, por edhe i ndërlidhur me krimin e organizuar. Për këtë arsye, është me rëndësi që të bashkëpunojmë me policinë e vendeve fqinje si dhe me Interpolin", ka thënë kreu i policisë së Zagrebit Krunoslav Borovac.
XS
SM
MD
LG